Masakra në Tiranë, Berisha: Rendi dhe siguria kanë rënë në duart e bandave

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku pas një breshërie armësh mbeti e vdekur Mimoza Paja si dhe u plagosën 5 të tjerë, ndërkohë që mbeti e lënduar edhe një vajzë e mitur.

Në reagimin e tij Berisha shpeh ngushëllimet për familjet e viktimës dhe të plagosurve, ndërsa dënon aktin e rëndë kriminal.

Sipas tij ngjarje të tilla kriminale ndodhin vetëm për shkak të lidhjeve të forta që ka qeveria me krimin.

Postimi i Berishës:

Nga breshëritë e vrasësve mbetet e vdekur një grua, Mimoza Paja, ndërsa 5 të tjerë të plagosur, mes tyre një vajzë 10 vjeçare!

I shpreh ngushëllime familjes së viktimës dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve.

Gjithashtu dënoj me forcën më të madhe autorët e kësaj masakre dhe denoncoj lidhjet e tmerrshme të qeveritarëve me bandat dhe krimin, si faktori më kryesor që ka vendosur rendin dhe sigurinë në duart e bandave të lidhura ngushtë me qeverinë.

/AlbEu.com/


Shtuar 12.03.2023 23:36