Grupi hetimor është mbledhur në një mbledhje urgjente për të diskutuar të gjithë dinamikën e ngjarjes që tronditi ditën e sotme Elbasanin.
Pjerin Xhuvani, aktivist i PS-së u vra me armë zjarri nga Arbër Papleka i cili u dorëzua në Policinë e Tiranës ku u shpreh se u qëllua për të vetëmbrojtur.
Shpresa për të zbuluar të vërtetën qëndronte tek kamerat e sigurisë së bizneseve përreth, por ato kanë qenë jashtë funksionit.