Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar pas tragjedisë në Mal të Zi, ku 10 persona mbetën të vrarë 10 persona mes tyre edhe një fëmijë.
“Ngjarja e sotme në Cetinje është një tragjedi që Mali i Zi nuk e ka parë më parë”, tha Abazoviç.
“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Cetinjës”, tha Abazovic në Telegram.
34-vjeçari me iniciale V.B. vrau sot disa persona në Cetinje, më pas është vrarë. Mediat fqinje raportojnë se autori ka qëlluar disa persona në afërsi të vendbanimit të tij.
Të plagosurit janë dërguar në spital.
Të shtënat kanë ndodhur pak pas orës 16:00 në afërsi të Shtëpisë së Qeverisë dhe mes të plagosurve është edhe një polic i cili është transportuar në Qendrën Klinike dhe gjendja e tij është e qëndrueshme.
Sipas Vijesti, kryeministri Dritan Abazoviq do të vizitojë të plagosurit dhe Cetinje me ministrat dhe kryetarin e komunës së Prijestonikës, Nikolla Gjurashkoviq.