Masakër në Bosnje, burri vret LIVE në Instagram gruan e tij dhe dy persona të tjerë

Tre persona janë konfirmuar të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në qytetin boshnjak Gradacac.

Sipas informacioneve të fundit vrasësi serial Nermin Sulejmanoviç, është vetëvrarë para policisë, pas krimeve.

Sulejmanoviç fillimisht vrau gruan e tij dhe krimin e transmetoi drejtpërdrejt në Instagram.

Ai nuk u ndal me kaq dhe vazhdoi aktin e tij gjakatar, duke vrarë dy persona të tjerë dhe duke lënë disa të plagosur.

Pas kësaj, ai hyri sërish live në Instagram, nga një vend i panjohur. Aty foli për mënyrën se si i ka kryer vrasjet.

Nga autoritete boshnjak nisi një operacion i gjerë policor dhe siç mësohet nga mediat atje, autori më pas ka vrarë veten para syve të policisë./albeu.com