Marsi në mbarim, çfarë surprizash ka rezervuar moti

E shtuna do të nis me mot të vranët në të gjithë territorin dhe më pas do të ketë reshje në formë shtrëngatash dhe stuhi.

Ndërkaq në lartësinë mbi 300 metër në zonat malore nuk do të mungojnë as reshjet e dëborës.

E njëjta situatë edhe ditën e diel pasi moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshjet e shiut dhe dëborës.

Njoftimi nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Përshëndetje nga SH.M.U! Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për këtë fundjavë.

Edhe pse zyrtarisht Pranvera ka ardhur, kjo fundjavë do të na kujtojë më shumë stinën e dimrit.

Dita e Shtunë nis me mot të vranët në të gjithë territorin dhe deri në orët e mesditës reshje shiu të herëpashershme në formë pikash. Më pas reshjet fitojnë intensitet deri mesatar në të gjithë vendin në formën e shtrëngatave dhe stuhive. Më kalimin e orëve dhe uljen e temperaturave në orët e pasdites vonë reshjet në lartësitë mbi 300metër në relievet malore dhe mbi 600metër në ato kodrinore shndërrohen në reshje dëbore. Në relievet malore reshje të dendura dëbore edhe në formën e stihive të dëborës.

E njëjta situatë edhe ditën e Diel pasi moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshjet e shiut dhe dëborës. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulëta reshje shiu me intensitet mesatar dhe duke filluar nga orët e pasdites deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore vijojnë reshjet e dëborës dhe duke nisur nga orët e pasdites ato bëhen me intensitet të lartë. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriut reshjet e dëborës zbresin deri në nivel deti ndërsa në zonën e qendrës dhe veriut në nivele kodrinore 400-500metër.


Shtuar 19.03.2021 15:30

Tags: , ,