Marrëveshja me kishën serbe, mitropoliti Mihailo: Abazoviç na dorëzoi në Serbi, Mali i Zi nuk ekziston më!

Një ditë pasi Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Porfirije nënshkroi në Podgoricë Marrëveshjen Themelore me kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka reaguar Mitropoliti i Kishës Ortodokse Malazeze Mihailo.

Në një intervistë ai u shpreh se marrëveshja e nënshkruar ka qenë në dëm të Malit të Zi, por edhe të vendeve të tjera të rajonit, në radhë të parë të Bosnjës.

Ai shton se kjo marrëveshje i shkakton dëme të mëdha Malit të Zi dhe se ky vend në fakt tani nuk ekziston.

“Mali i Zi në këtë moment është krahinë serbe, kurse malazezët janë serbë. Pra nuk ekziston. Kjo është edhe më keq se Republika Srpska në Bosnje. Nuk do të zgjasë kështu. Nëse ndodh që kjo të vihet në praktikë, të jeni të sigurt se në Ballkan do të krijohet një situatë e tillë që do të jetë shumë e vështirë të qetësohet. Momenti i parë do të fillojë me Cetinjen, nga këtu pikërisht nga unë”, ka shpjeguar ai./albeu.com/