Maqedonia e Veriut merr vendimin: Të hënën nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës

Ditën e hënë nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid në Maqedoninë e Veriut.

Rekomandimi, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është specifikuar që dozën e tretë ta marrin personat mbi 60 vjeç, personeli shëndetësor dhe qytetarët që kanë imunitet të dobët.

Doza e tretë rekomandohet vaksina Pfizer&Biontech.

Nuk ka nevojë qytetarët tanë të dalin jashtë shtetit për të marr dozën e tretë të vaksinës. Ne tani japim kritere sipas përvojave të shteteve tjera apo instituteve ndërkombëtare se cilat janë ato kategori të qytetarëve që duhet të vaksinohen. Të gjithë qytetarët pa dallim se çfarë lloji të vaksinave kanë marrë më parë, mund të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinave. Ka sasi të mjaftueshme në cilindo pikë. Ky proces do të filloj të hënën sepse disa çështje duhet të përgatiten edhe në sistemin elektronik”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë./albeu.com