Rritja e çmimeve të produkteve ka shkaktuar shkurtim të shportës së konsumit, kosto të lartë të jetesës dhe ankesa të shitësve dhe blerësve. Qytetarët thonë se çdo ditë vërejnë rritje të çmimeve të produkteve dhe kjo gjë po e rëndon jetën e tyre.
“Është bërë jeta e rëndë…Jo se ne në treg kemi fitim të lartë, por puna është se blerja është me çmim më të lartë, ndërsa dalllimi në shitje është këtu”, thotë një tregtarë.
Blerësit vlerësojnë se çmimet e produkteve bazë janë rritur në mënyrë drastike.
“Gjithça është rritur, tani nuk mund të ju them çfarë saktë dhe si, por çmimet e gjithçkaje janë rritur. Nuk mund ta them saktë por sido që të jetë është rritje drastike, minimum 30 përqind mendoj unë”, tha një qytetarë.
“Lakrën e kanë bërë 80 denarë, çmimet e të gjitha gjërave janë rritur”, tha një tjetër qytetar.
“Ka rritje çmimesh, si nuk ka…Të shtrengojmë rrypin, asgjë tjetër. ”, tha një qytetar.
“Çmimet janë rritur shumë dhe kjo sipas meje është normale, pasiqë jam tregtarë 50 vite. Pasi çmimet shkojnë në rritje bashkë me derivatet, energjinë elektrike, shpenzimet rrugore dhe të gjitha këto punë. Askush nuk mund të thotë do ta ndalojmë, do ta shesim më lirë, pasiqë shpenzimet për gjithçka janë rritur. Me të vërtetë çmimet janë të larta”, tha një qytetar.
Ndërsa shitësit nga ana tjetër thonë se rritja e çmimeve atyre nuk u sjell aspak fitim shtesë.
“Kemi ndje dallim se nuk kemi asgjë. Ekonomia humbet… A janë çmimet më të larta apo më të ulëta, ushqimin nuk e ndali, përse nëse nuk ha çfarë do bëjë, në këmbë nuk mund të rri”, tha një shitës.
“Me çmimet janë të larta, njerëzit nuk kanë të holla, taksat që I paguajmë ne janë të larta, për këtë arsye nuk shkojmë andej. Çmimet janë të larta, pagat janë të vogla dhe ne nuk kemi aspak fitim…. ”, tha një tjetër shitës.
Rritja e kostos së jetesës nuk po ndodh vetëm në vendin tonë por në nivel global. Mediat botërore dhe ekspertët ekonomik thonë se rritja e çmimeve të energjisë dhe derivateve, mungesa e mallrave, shpenzimet e transportit dhe pasojat e pandemisë po ndikojnë në inflacion global dhe norma me të cilën rriten çmimet është në nivelin më të lartë që nga viti 2008./KlanM/