Manjani ndaj Berishës: S’ka shpërdoruar detyrën Saimir Tahiri, e gjitha maskaradë

Në tryezën e mbledhur nga kryedemokrati Sali Berisha ka marrë pjesë edhe Ylli Manjani për të biseduar mbi problematikat e sistemit të drejtësisë dhe hartën e re gjyqësore.

Manjani ka bërë një deklaratë të fortë gjatë fjalës së tij. Ai tha se nuk ishte dakord me përmendjen e emrave gjatë diskutimit, pasi Berisha përmendi gjyqtarin Sokol Sadushi, ndërsa vetë përmendi Saimir Tahirin. Sipas tij, ai u prangos për t’u përdorur më pas si mjet presioni për gjithë të tjerët.

“Nuk i dal në mbrojtje njeriu. Për interesin publik përdor edhe emra konkret. Kam përdour edhe emrin e Saimir Tahirit. Po nuk ka shpërdoruar detyrën Saimir Tahiri, për të qenë të drejtë. Kjo nuk është drejtësi. Është maskaradë për t’ju thënë njërëzve që ne kur fusim Saimirin tonë, nuk pyesim për ju. Kjo nuk është drejtësi, është hakmarrje,”-tha ai. Ndëra propozoi edhe ndryshimin e të gjithë Kushtetutës së Shqipërisë, me pretendimin se e ka përmbushur ciklin e saj./albeu.com