Mandati i Xhaçkës në “Venecia”/ Ironia e Korreshit: U formua delegacioni, por për ne s’kishte bileta

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ironizuar delegacionin e formuar vetëm me anëtarë të PS-së, për të shkuar në Komisionin e Venecias, ku do të shqyrtohet mandati i Olta Xhaçkës.

“U formua delegacioni, por për ne s’kishte bileta”, tha ai, duke shtuar se “Zonja Bushka që do të na përfaqësoje në Venecia nuk dinte të lexonte as vendimin e Kushtetueses”.

Saimir Korreshi:Duke qenë se keni formuar delegacionin për në Venecia dhe për ne të tjerët nuk kishte bileta, një pyetje kam unë për të gjithë shqiptarët, se ajo zonja Bushka që do të na përfaqësoje në Venecia nuk di të lexojë vendimin e Kushtetueses, donte ekspert kushtetues.

Ajo në mbledhjen e Këshillit të legjislacionit ka kërkuar ekspert sepse nuk dinte të lexonte vendimin.

Donte relacion, erdhi relacioni pro opozitës.

Tani do ta çojë në Venecia, por si do ta çojë atje kur s’dinte të lexonte vendimin e Kushtetueses”.


Shtuar 5.12.2024 11:04