Manchester United e Bayern në kërkim të një sulmesi, Kolo-Muani në listën e “gjigandëve”

Manchester United mund të nënshkruajë me sulmuesin e Eintracht Frankfurt.

Klubi anglez është i interesuar për Randal Kolo-Muani dhe po përgatit një ofertë me vlerë 60 milionë euro, të paktën sipas asaj çka raportojnë mediat franceze.

Bayern Munich është gjithashtu i interesuar për shërbimet e sulmuesit, me “bavarezët” klubi filloi të ndiqte Kolo-Muanin shumë përpara Kupës së Botës 2022. Klubi i Mynihut është i interesuar për opsionin e transferimit të 24-vjeçarit para sezonit të ardhshëm. /albeu.com