Liverpool ka fituar sot ndaj Manchester Cityt me rezultatin e konsiderueshëm 2-3 në Etihad Stadium.
Praktikisht Liverpool e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë ku shkuan në dhomat e zhveshjes me rezultatin e pastër 0-3. Për miqtë i pari që shënoi ishte Konate në minutën e 9-të me një goditje me kokë.
Më pas ishte Sadio Mane pasi përfitoi nga një gabim trashanik i portierit të City. Për të mos u mjaftuar me kaq, Liverpool shënon të tretin me Mane përsëri.
Pjesa e dytë dukej sikur nisi mirë për vendasit pasi Grealish shënoi golin e parë për Manchester City. Por situata nuk dukej aq e mirë pasi ekipi i Guardiolës nuk po shënonte. Në minutën e 91-të Bernardo Silva ngushtoi rezultatin në 2-3.
Kështu, Liverpool kalon në finale të FA Cup ku do të presë kundërshtarin midis Chelsea-Crystal Palace./h.ll/albeu.com