Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar të dhëna në lidhje me fushatën e vaksinimit në Shqipëri.
Ministrja shkruan se sot janë kryer 12,621 vaksinime, ndërsa në total 748 mijë. Ajo njoftoi gjithashtu se, sot vaksinimi u shtri edhe te punonjësit e transportit publik.
“Me 12,621 vaksinime të kryera sot, janë më shumë se 748 mijë vaksinime që prej fillimit të fushatës #ShqipëriaBuzëqesh teksa sot e shtrimë vaksinimin edhe tek punonjësit e transportit publik.
#VaksinimiNukNdalet drejt objektivit 1 MILION vaksinime brenda Qershorit”, shkruan Manastirliu./albeu.com