Ministrja Ogerta Manastirliu ka njoftuar vendimet e fundit të qeverisë ku sipas saj, ku nga 1 tetori gratë kryefamiljare me dy fëmijë do të marrin dyfish mbështetje ekonomike. Në një komunikim për mediat, ministrja tha se po ashtu edhe për personat me aftësi të kufizuar parashikohet një rritje e mbështetjes me 1 mijë lekë të reja për përballuar çmimin e energjisë elektrike, ndërsa gjithashtu pjesë e kësaj pakete janë edhe personat mbi 65 vjeç që nuk marrin pension.
Manastirliu: Nga kjo mbështetje përfitojnë 12 mijë persona.
Konfiskimi i kateve shtesë, a ka marrëveshje mes qeverisë dhe pronarëve të objekteve?
Manastirliu: Ne nuk kemi ndërhyrë në vendimet e organeve ligjzbatuese. është vendim që ka për qëllim dekurajimin e lëvizjeve pa leje.