“Mallkimi” vijon, Zlatan Ibrahimoviç dëmtohet sërish

Kur mendohej se Zlatan Ibrahimoviç i kishte dhënë fund problemeve fizike dhe do të vazhdojnë të shfaqej më rregullisht te Milan, vjen dëmtimi i radhës për sulmuesin suedez.

Futbollisti ishte grumbulluar me përfaqësuesen e Suedisë përsëri dhe atje ka pësuar dëmtimin e radhës, që raportohet se është një problem muskulor.

Kështu, muaji prill mund të quhet ndoshta i mbyllur për të, pasi në klub mendojnë se atij do t’i duhen të paktën dy javë për të kaluar problemet në kofshë.

Megjithatë, Milani nuk do të humbasë shumë në këtë drejtim në Ligën e Kampioneve, që është kthyer në objektivin kryesor të klubit në këtë muaj, pasi Ibrahimoviç ishte jashtë listës së lojtarëve të çuar në UEFA.


Shtuar 30.03.2023 18:47