Mali i Zi: Shqipëria derdh ujërat e zeza në Bunë, po kërcënon florën dhe faunën (VIDEO)

 Mediat malazeze raportojnë për një incident ekologjik të ndodhur mëngjesin e sotëm kur një sasi e madhe e ujërave të zeza u lëshua nga pjesa e Bunës që i përket Shqipërisë.

Disa peshkatarë nga Ulqini kanë deklaruar se nuk kanë mundur as të peshkonin dot për shkak të erës së keqe.

Artikulli:

Incidenti ekologjik i ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, kur një sasi e madhe e ujërave të zeza u lëshua në pjesën e Bunës që i përket Shqipërisë fqinje, mbi kullën e rojës së Shën Nikollës. Kjo situatë kërcënoi situatën, tashmë të brishtë në të dyja degët e lumit. Disa peshkatarë nga Ulqini kanë thënë për “Vijesti” se në atë kohë nuk ka mundur të peshkohet për shkak të erës së keqe të padurueshme.