Makinat përplasen “kokë më kokë” në Elbasan, dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Papër. Dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën, ndërsa kanë mbetur të lënduar dy persona.

Ata janë dërguar në spitalin e Elbasanit ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet, përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë./albeu.com


Shtuar 15.08.2021 16:07