Vajzat shqiptare mbështesin njëra-tjetrën, Bebe Rexha në krah të bashkëkombases modele

Të famshmet shqiptare nëpër botë, bëhen bashkë kur vjen puna për të mbështetur njëra-tjetrën.

Rasti më i fundit vjen nga Ylli i muzikës pop në botë, Bebe Rexha e cila ka mbështetur në konkursin e bukurisë “Miss Neë York US”, vajzën shqiptare me bukuri ekzotike, Dorina Papraniku.

Mbështetjen për bukuroshen Dorina, këngëtarja e ka treguar hapur përmes publikimit të fotografive të saj në rrjetin social Instagram, duke i bashkëngjitur edhe flamurin kuqezi.

Këtë vit në konkursin e bukurisë në Neë York, do të marrin pjesë 167 vajza./albeu.com


Shtuar 15.08.2021 16:00