Makinat elektrike në Shqipëri, qeveria vendos heqjen e taksave dhe uljen e TVSH-së

Nëse dëshironi të keni një makinë elektrike, mund të përfitoni nga heqja e disa taksave dhe tarifave si dhe nga reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Kjo u bë e ditur sot nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku

Ajo tha sot se qeveria ka vendosur të stimulojë me taksa më të ulëta, këdo që kalon tek teknologjia e re e makinave, pra tek automjetet elektrike.

“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat. Në total, një vlerë prej 7 mijë 500 lekë mbulohet nga DPSHTR”, njoftoi Balluku.

Ajo tha gjithashtu se TVSH do të ulet nga 20 në vetëm 6 për qind për blerjen e makinave të reja elektrike.

Kjo do të thotë se nëse një mjet i tillë kushton aktualisht duke nisur nga 20 mijë euro, me uljen e TVSH, të ketë një zbritje prej të paktën 2.800 eurosh. Gjithsesi nuk dihet nëse kjo ulje do të reflektojë te koncesionarët e shitjes së makinave./albeu.com


Shtuar 20.04.2022 16:01