Makina përplas këmbësoren e moshuar në Durrës, transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur sot në Durrës, raporton albeu.com.

Shtetasi M. I., 35 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen D. B., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 10:20