Makina përfshihet nga flakët në mes të Tiranës, bllokohet qarkullimi (FOTO)

Një makinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në Unazën e Vogël pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza”.

Siç shihet edhe në fotot e mbërritura në redaksinë e AlbEu.com, makina ështtë përfshirë në flakë në mes të rrugës duke bllokuar gjithë qarkullimin për mjetet e tjera.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të jetë bërë ndonjë shkëndijë elektrike, ndërkohë që forcat zjarrfikëse dhe policia janë nisur drejt vendngjarjes.

Njoftimi: 

Me datë 31.03.2023, në Rrugën e Dibrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. Ll.

Automjeti është blerë ditën e sotme nga një koncensionar automjetesh dhe drejtuesi i tij po qarkullonte me targa provizore.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet ka rënë aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/AlbEu.com/


Shtuar 31.03.2023 17:26