Makina iu shkrumbua nga flakët, pronari: Nuk kishte çfarë ti bënte as zjarrëfiksja, mbaroi për çerek ore

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në qyetetin bregdetar të Vlorës një makinë është shkrumbuar nga flakët.

Makina tip “Opel” është përfshirë nga flakët teksa ishte e parkuar në lagjen “Partizani”.

Dyshohet se shkak mund të jetë bërë ndonjë shkëndi elektrike. Në lidhje me këtë ngjarje pronari i automjetit është shprehur:

Isha te lagja, zbrita i hodha ujë. Ajo u dogj. Makina kishte dy orë e fikur. Me naftë është. Për çerek ore mbaroi. I hodha ujë, merr e hidh, por nuk u fik. Nuk kishte ca ti bënte as zjarrfikësja” tha pronari. /albeu.com/

Shtuar 4.05.2021 11:05

Tags: , ,