Makina “fluturon” mbi trotuar dhe përplaset me shtyllën, rrezikohet jeta e qytetarëve (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur para pak minutash pranë “Zogut të Zi” në Tiranë, ku një makinë tip “Nissani Qashqai” ka dalë nga rruga dhe ka hipur mbi trotuar duke u përplasur me një shtyllë.


Siç shihet dhe nga video e siguruar nga AlbEu.com, makina ka rrëzuar shtyllën e cila ka rënë në krahun tjetër të rrugës mbi një tjetër makinë, duke rrezikuar seriozisht jetën e udhëtarëve.

Ndërkohë për shkak të aksidentit është krijuar trafik në rrug, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe forcate policisë. /AlbEu.com/


Shtuar 12.10.2023 16:17