Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kretë dhe si pasojë janë plagosur dy persona.
Sipas mediave greke një makinë ka kaluar me shpejtësi në kryqëzim, ka përplasur një shtyllë të PPC-së dhe më pas është përmbysur.
Në automjet ndodheshin dy të rinj (një grek dhe një shqiptar) të cilët mbetën të plagosur.
Ata u transferuan fillimisht në Qendrën Shëndetësore Moira dhe më pas në spitalin Venizelio të Heraklion, ku po trajtohen.