Makina del nga rruga në Lezhë dhe përfundon mes arës, lëndohen dy pasagjerë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Blinisht të Lezhës. Drejtuesi i një mjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në mes të një are.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy pasagjerët të cilët janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.

Shërbimet e policisë janë në vendin e ngjarjes e po kryejnë veprimet procedurale hetimore./albeu.com


Shtuar 11.05.2022 08:01