Majmuni godet me shishe uji vajzën që u përpoq ta filmonte

Një adhuruese e kopshteve zoologjike mbeti e habitur pasi një majmun e goditi me një shishe uji teksa ajo po përpiqej ta xhironte me telefonin e saj.

Pamjet tregojnë shimpanzenë në kopshtin zoologjik Nanning në Kinë pak para sulmit duke kërcyer lart e poshtë përpara se të hidhte shishen.

Nëna e vajzës së lënduar deklaroi se ata po e shijonin vizitën në kopshtin zoologjik deri në momentin kur një shishe e ujit mineral, e hedhur nga shimpanzeja, i shkaktoi një lëndim të bijës.

Syri i vajzës, mosha e së cilës nuk dihet, mësohet se ka pësuar një lëndim të lehtë.

“Nanning Zoo” njoftoi se po hetojnë rastin dhe nuk mund të komentojnë asgjë për momentin.

Kjo ndodhi vetëm disa javë pas një incidenti tjetër ndodhi një majmun në të njëjtin kopsht zoologjik. Është e paqartë nëse këto dy incidente janë shkaktuar nga i njëjti majmun./Albeu.com/


Shtuar 2.02.2023 16:06