“Majlinda Bufi, një shtrigë që i është dashur këtij qyteti”, Rama kërkon votën e grave në Roskovec: Merrni për dore burrat dhe djemtë!

Kryeministri Edi Rama ishte në Roskovec, ku zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e këtij qyteti, duke kërkuar votën për në 11 maj.

Rama tha se në 11 maj një shumicë absolutë duhet të vendosë që Shqipëria 2030 të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Të lidhura

None found

“Merreni në dorë fatin evropian të Shqipërisë, duke marrë në dorë fatin evropian të Shqipërisë të marrin për dore të gjithë burrat dhe djemtë dhe një shumicë më e madhe se asnjëherë tjetër të vendosur që Shqipëria 2030 të jetë anëtare e BE dhe të gjithë fëmijët tuaj të marrin pasaportën evropiane”, tha Rama.

Kryeministri po ashtu kishte diçka edhe për kryetaren e bashkisë Majlinda Bufi, të cilën e quajti “Shtrigë që i duhej qytetit”.

“Forca përpara, edhe njëherë shumë respekt dhe komplimente për kryetaren e bashkisë tuaj, një shtrigë që i është dashur kaq shumë këtij qyteti, saqë mjafton të shohësh rreth e rrotull dhe e kupton që vetëm një shtrigë mund ta bënte këtë qytet. Nuk rrija dot pa e thënë edhe këtë”, mbylli fjalimin e tij Rama.


Shtuar 29.04.2025 19:17