Magdalena Andersson rikonfirmohet kryeministre e Suedisë

Gruaja e parë e cila u zgjodh në postin e kryeministres në Suedi, Magdalena Andersson është riemëruar në post, më 29 nëntor pasi që mosmiratimi i buxhetit në Parlament e detyroi të jep dorëheqje vetëm pak orë pas emërimit javën e shkuar.

Ajo dha dorëheqje të enjten e shkuar pasi koalicioni i saj kolapsoi.

Deputetët suedezë e përkrahën sërish udhëheqësen e partisë Social-Demokrate, Magdalena Andersson me shumicë të ngushtë gjatë votimit të ri të hënën më 29 nëntor.

Tani detyra e Andersson do të jetë të udhëheq qeverinë njëpartiake deri në zgjedhjet parlamentare të shtatorit 2022.

Në votimin e së hënës, 349 deputetët e Parlamentit suedez votuan për Andressonin ndërkaq 75 abstenuan. 173 votuan kundër.

Nën sistemin politik suedez për t’u emëruar kryeministre asaj i duhej shumica e thjesht e votave.

Ish-kampionia suedeze në not nga Universiteti i Upsalas, Andresson e nisi karrierën politike në vitin 1996 si këshilltare e kryeministrit të atëhershëm, Goran Persson.

Shtatë vjetët e shkuara i kaloi si ministre e Financave para se të bëhej udhëheqëse e Social-Demokratëve në fillim të nëntorit./REL


Shtuar 29.11.2021 16:14