Ardhja e Todd Boehly si President i Chelsea solli revolucion te “blutë” e Londrës, ku deri më tani janë regjistruar plot 14 transferime të suksesshme, me klubin që ka shpenzuar më shumë se 465 milionë paund për ngritjen e klubit, në nivelet më elitare të futbollit.
Transferimi më i fundit i “bluve” ësht anglezi Noni Madueke. I ardhuar nga hollandezët e PSV Eindohoven “blutë” derdhën në arkat e 24-herë kampionëve të Eredivise, plot 35 milionë euro, për 20-vjeçarin, i cili ditën e sotme ka folur për herë të parë si lojtar i Chelsea.
“Jam shumë i lumtur që nënshkruaj një kontratë me një nga klubet më të mira në botë, Chelsea. Të kthehem në Angli dhe të luaj në Premier League është një ëndërr për mua dhe familjen time dhe mezi pres të filloj.
Jam i emocionuar për atë që na pret e ardhmja, vizioni i pronarit për të ardhmen dhe mundësia për të qenë në një klub si ky, duke fituar në nivelin më të lartë”,- u shpreh Madueke, në fjalën e tij të parë si “londinez”. /albeu.com