“Çmendet” bordi i Chelsea, “blutë” kryejnë transferimin e 5-të këtë merkato

Bordi drejtues i Chelsea nuk ka të ndalur këtë merkato janarit, ku pas nënshkrimeve, me Mudryk, Joao Felix, Badiashile dhe Fofana, “blutë” e Londrës raportohet se ka arritur akordin me hollandezët e PSV, për anësori me origjinë angleze, Noni Madueke.

Anësori 20-vjeçar i PSV, tani pritet të udhëtojë drejt Londrës për të bërë testet mjekësore, ndërsa tarifa për Madueke pritet të jetë rreth 35 milionë euro.

Të lidhura

None found

Madueke është një lojtar sulmues i cili luan në krahun e djathë të sulmit dhe ardhja e tij do të plotësonte “revolucionin” në sulm me Mykhailo Mudryk, i cili iu bashkua Chelseat në fillim të javës.

Madueke, i cili ka lindur në Barnet, në veri të Londrës, ka luajtur për PSV që kur depërtoi në ekipin e tyre të parë. Ai ka shënuar 11 gola në 51 ndeshje në ligë për skuadrën holandeze. /albeu.com