Gjykata e Korçës ka lënë në burg 62-vjeçarin, i cili akuzohet se ka përndjekur dhe ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare në Maliq.
Anesti Sala nuk ka pranuar në sallën e gjyqit që ka ngacmuar seksualisht të miturën, duke u shprehur para trupit gjykues që nuk e njeh këtë familje.
Ai ka deklaruar se është ndeshur me to në një moment të vetëm kur kanë pasur një debat që sipas tij edhe ky debat është zhvilluar në gjendje të dehur. Sipas tij, konflikti ka qenë me gjyshen e vajzës.
Nga ana tjetër, gjyshja e vajzës është shprehur se ka pasur konflikt me 62-vjeçarin për shkak të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes së mbesës së saj./albeu.com