Lumi i Vjosës del nga shtrati, evakuohen 11 familje në Novoselë

Moti i keq, me reshje shiu intensive ka ndikuar në rritjen e nivelit të lumit të Vjosës, ku për pasojë në Novoselë lumi ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur 7 banesa, ndërkohë që 4 banesa të tjera janë përmbytur në Fitore.

Prefekti Flamur Mamaj bëri me dije se banorët e shtëpive janë evakuuar nga zona, ndërsa situata vijon të paraqitet alarmante.

Aktualisht janë 11 familje, kryesisht të banesave që kanë ndërtuar në afërsi të bregut të lumit të cilat tashmë jane larguar.

Situata është duke u mbajtur nën monitorim ndërkohë që kreu i bashkise Vlore Dritan Leli ka konfirmuar se situata po vezhgohet me kujdes.


Shtuar 12.12.2021 08:24