MOTI/ Shirat nuk do të ndalen gjatë paradites, kthjellime pasdite

Reshje të pjesshme dhe masa ajrore të paqëndrueshme, kjo është parashikimi i motit për ditën e sotme. Gjatë pjesës së parë të ditës, masat ajrore do të jenë të paqëndrueshme me reshje shiu në të gjithë territorin si dhe në zonat malore me reshje dëbore.

Ndërkohë që pjesa e dtrë e ditës, do tja lëj vendin kthjellimit të kohës, ku do të ketë alternime mes kthjellimesh si dhe vranësirash. Përsa i përket temperaturave do të ketë ulje deri në -4°C në mëngjes si dhe në darkë, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të shkojnë deri në 10°C.

Era nga ana tjetër do të fryjë e fortë në det duke arritur deri në shpejtësinë 50km/h nga drejtimi Verior-Verilindor. /albeu.com/


Shtuar 12.12.2021 08:15