“Populli do dijë ta bëjë zgjedhjen dhe do votojë PS sepse e di se nga e nisi punën nga para tetë vitesh PS dhe çfarë arriti gjatë këtyre tetë viteve, si u rrit niveli i shërbimeve…”
Kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Luljeta Bozo është shprehur e bindur se shqiptarët do të dinë ta bëjnë zgjedhjen e duhur në zgjedhjet e 25 prillit.
Bozo deklaron se nëse PS merr një mandat të tretë do të bëjë reforma dhe ndryshime më të mëdha.
“Shqipëria është një popull shumë punëtor dhe paqedashës dhe di të bëjë zgjidhjen e duhur në momentin e duhur. Populli do dijë ta bëjë zgjedhjen dhe do votojë PS sepse e di se nga e nisi punën nga para tetë vitesh PS dhe çfarë arriti gjatë këtyre tetë viteve, si u rrit niveli i shërbimeve.
Duke parë se çfarë arritur të krijohet bindja se edhe në të ardhmen se me këtë forcë politike që është me vizion dhe progresiste do të arrijmë patjetër reforma dhe ndryshime akoma më të mëdha nga ato që kemi bërë. Gjithë programi i PS është i bazuar në llogaritje shumë të sakta, në energjinë e pashtershme të rinisë dhe grave tona, besimin që ka në një të ardhme më të mirë dhe më të ndritur”, tha Luljeta Bozo.