“Luftë” si në filma, shkëmbim zjarri mes anëtarëve të një bande dhe policisë në Meksikë (FOTO LAJM)

Një shkëmbim i ashpër zjarri ka ndodhur mes bandave të drogës në Meksikë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur katër vetë.

Sipas burimeve nga mediat vendase, tre prej tyre ishin anëtarë të një karteli, ndërsa i katërti ishte një kalimtar i rastit.

Incidenti është shënuar në qytetin kufitar Matamoros, kur anëtarët e ushtrisë dhe oficerët e policisë u përpoqën të ndalonin disa automjete për inspektim.

Anëtarët e bandës qëlluan mbi forcat e sigurisë dhe u vënë flakën disa makinave, ndërsa disa arritën të arratiseshin në këmbë në qendër të Matamoros.

Ky është incidenti i dytë, në Matamoros në më pak se një javë. Të dielën e kaluar, videot në rrjetet sociale treguan një sërë makinash që po kalonin me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit dhe dëgjoheshin të shtëna.

Nga viti 2019 deri në mars të këtij viti, Matamoros është vendbanimi i një numri të madh emigrantësh, të cilët janë urdhëruar të qëndrojnë në Meksikë, ndërsa presin që të shqyrtohen kërkesat e tyre për azil në SHBA. Kjo është e përcaktuar në një protokoll që lëshoi asokohe administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump./albeu.com/


Shtuar 24.10.2021 16:21