Përplasje fatale gjatë ndjekjes policore në Leeds, dy viktima dhe katër të arrestuar

Një ndjekje policore në Leeds të Britanisë së Madhe përfundoi me vdekjen e dy personave, pasi makina që po largohej nga policia goditi automjetin me të cilin ata udhëtonin. Pas aksidentit, katër persona u arrestuan.

Përplasja ndodhi në Gelderd Road, rreth orës 00:44 të së dielës, më 15 nëntor. Policia bëri të ditur se ndjekja nisi kur drejtuesi i një BMW-je shpërfilli urdhrin për ndalim dhe u largua.

Të lidhura

None found

Teksa përpiqej t’i shmangej policisë, BMW-ja u përplas me një Volkswagen Scirocco, në të cilin ndodheshin dy persona. Shoferi 22-vjeçar i Volkswagen-it vdiq në vend, ndërsa pasagjerja, një 23-vjeçare, humbi jetën më pas në spital.

Mes të arrestuarve janë drejtuesi 39-vjeçar i BMW-së dhe tre të mitur që udhëtonin në të njëjtën makinë: dy të mitur të moshës 16 dhe 17 vjeç, si dhe një vajzë 16-vjeçare. Të tre të miturit morën plagë, por jeta e tyre nuk është në rrezik.

Autoritetet dyshojnë se 39-vjeçari shkaktoi vdekjen e dy personave duke drejtuar automjetin në mënyrë të rrezikshme. Ai dyshohet gjithashtu se ishte nën ndikimin e kanabisit gjatë drejtimit.

Për të shqyrtuar rrethanat e ndjekjes dhe të aksidentit me pasoja fatale, çështja i është kaluar Zyrës së Pavarur për Sjelljen e Policisë (IOPC).

Në kuadër të zbardhjes së plotë të ngjarjes, policia britanike ka kërkuar bashkëpunimin e dëshmitarëve dhe të kujtdo që ka regjistrime nga kamerat e automjeteve.


Shtuar më 15.11.2026 22:13

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookcasibomgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetpusulabetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobet telegram