Maltë, shqiptari 40-vjeçar në rrezik për jetën pasi dyshohet se gëlltiti drogë teksa kundërshtonte arrestimin

Një kontroll rrugor në Maltë përfundoi me shtrimin në gjendje kritike të një shqiptari 40 vjeç, i cili dyshohet se gëlltiti lëndë narkotike ndërsa përpiqej t’i shmangej arrestimit nga policia.

The Malta Independent raporton se incidenti u regjistrua të dielën, afërsisht në orën 11:00, në Triq il-Ħalel, në zonën e St. Paul’s Bay.

Të lidhura

None found

Shkak për ndalimin e makinës u bë mungesa e rripave të sigurimit si te shoferi, ashtu edhe te pasagjeri. Nga kontrolli i këtij të fundit, shqiptarit 40-vjeçar, efektivët zbuluan një dorezë metalike për grusht dhe një substancë që dyshohet të jetë narkotike.

Përpjekja e policëve për ta vënë në pranga u shoqërua me rezistencën e tij dhe një tentativë për t’u larguar. Dyshohet se, gjatë përplasjes fizike me efektivët, ai gëlltiti një sasi të lëndës narkotike.

Pas dërgimit në spitalin Mater Dei, u konstatua se gjendja shëndetësore e 40-vjeçarit paraqiste rrezik për jetën.

Të largohej tentoi edhe shoferi i makinës, një shtetas tjetër shqiptar, 42 vjeç. Megjithatë, efektivët arritën ta kapnin dhe ta arrestonin.

Ndërhyrja la me lëndime të lehta një rreshtere policie, së cilës iu dha ndihmë mjekësore në një qendër shëndetësore.

Në mesin e sendeve të sekuestruara nga policia ishin edhe dy thika dhe një sasi e konsiderueshme lënde të dyshuar si kokainë. Për drogën e sekuestruar nuk është njoftuar sasia e saktë.

Për të sqaruar tërësisht rrethanat e incidentit, autoritetet malteze po vazhdojnë hetimet.


Shtuar më 15.11.2026 23:43

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookcasibomgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobet telegramjojobet