Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, deklaroi sot se qëllimi i Kremlinit është shkatërrimi ushtarak, politik dhe ekonomik i Ukrainës.
Ajo tha se Rusia donte të minonte vetë ekzistencën e Ukrainës si shtet dhe kjo nuk mund të lejohej të ndodhte.
BE do të krijojë një platformë për të bashkërenduar rindërtimin e Ukrainës sapo të përfundojë lufta, shtoi ajo.
Platforma do të përdoret për të hartuar nevojat për investime, për të koordinuar veprimet dhe burimet, tha ajo në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës në Zvicër.
BE-ja ka mobilizuar rreth 6.2 miliardë euro në mbështetje financiare që nga fillimi i pushtimit rus, tha presidentja e KE.
“Dhe… më shumë do të vijnë. Ne do të angazhohemi në mënyrë thelbësore në rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë”, thekosi ajo./albeu.com