Lufta, sulm në Bregun Perëndimor, 5 të vdekur nga forcat izraelite

Pesë palestinezë u vranë në kampin e refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor në një bastisje nga ushtria izraelite.

Operacioni ushtarak filloi gjatë natës kundër qytetit Tulkarem dhe kampit të refugjatëve Nur

Shams në pjesën veriore të Bregut Perëndimor, sipas raportimeve nga banorët.

Gjatë operacionit, “të paktën 4 terroristë u vranë dhe të tjerë u plagosën”, shtoi ushtria izraelite, e cila gjithashtu tha se arrestoi katër persona dhe sekuestroi armë.

Dhuna është intensifikuar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Të paktën 293 persona janë vrarë, sipas zyrtarëve palestinezë, nga forcat izraelite dhe sulmet e kolonëve në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, kur persona të armatosur nga grupi islamik Hamas sulmuan Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1200 izraelitë.


Shtuar 17.12.2023 15:29

Tags: ,