Lufta/ SHBA: Raketa Houthi godet anijen e kontejnerëve MSC në Detin e Kuq

Një raketë balistike e leshura nga grupi rebel Houthi, goditi një anije kontejnerësh me flamur liberian M/V MSC Sky II në Gjirin e Adenit, duke shkaktuar “dëme”.

Kjo është bërë e ditur nga Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (Centcom), sipas së cilës “raportet fillestare tregojnë se nuk ka të lënduar; anija nuk ka kërkuar ndihmë dhe ka vazhduar rrugën”.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka hapur një hetim për vdekjen e një djali 10-vjeçar palestinez gjatë përleshjeve në një fshat të Bregut Perëndimor.

Vdekja e tij u raportua nga mediat palestineze dhe grupi i të drejtave Yesh Din, i cili tha se viktima, Amr Mohamed Najjar, u vra nga trupat IDF në Burin, afër Nablus.

Sipas ushtrisë izraelite, ushtarët reaguan ndaj hedhjes së gurëve të rëndë dhe hapën zjarr. Dhe menjëherë pas kësaj ata morën raporte për një të mitur palestinez që u qëllua. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar, tha IDF.


Shtuar 5.03.2024 07:45