Lufta në Ukrainë, 4 të vdekur dhe 16 të plagosur nga bombardimet në Luhansk

Katër persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimeve nga forcat e armatosura ukrainase kundër fshatit Karpaty në rajonin e Luhanskut, thanë autoritetet pro-ruse.

Katër persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën si pasojë e bombardimeve nga forcat e armatosura ukrainase kundër fshatit Karpaty në rajonin e Luhanskut, thanë autoritetet pro-ruse.

Qendra koordinuese e autoriteteve pro-ruse sqaroi përmes Telegramit se është goditur një objekt ku rriten shpendët.

Pothuajse o gjithë rajoni i Luhanskut kontrollohet nga ushtria ruse ose milicitë pro-ruse.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Kievi .

Autoritetet ukrainase rrallë marrin përgjegjësinë për sulmet në territorin e mbajtur nga forcat ruse ose në tokën e Rusisë.
Të dyja palët mohojnë se kanë shënjestruar qëllimisht civilët në konfliktin e armatosur që shpërtheu kur ushtria ruse pushtoi territorin ukrainas më shumë se pesëmbëdhjetë muaj më parë.

 


Shtuar 31.05.2023 08:52