Ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëroi se nëse hakmarrja e Izraelit në Gaza nuk ndalet , SHBA “nuk do t’i shpëtojë këtij zjarri”.
Duke folur në Kombet e Bashkuara, Hossein Amirabdolakhian tha: “U them sinqerisht politikanëve amerikanë, të cilët tani po menaxhojnë gjenocidin në Palestinë, se ne nuk e mirëpresim një zgjatje të luftës në rajon. Por nëse gjenocidi në Gaza vazhdon, ata nuk do t’i shpëtojnë këtij zjarri.”
Kujtojmë se Izraeli është zotuar të eliminojë Hamasin, në shenjë hakmarrjeje për sulmet e 7 tetorit që morën jetën e 1400 njerëzve.
SHBA mbeti një aleat i fortë i Izraelit dhe tha se do ta mbështeste atë pas sulmeve.