Të paktën 30 granata të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar në fshatin Ballaban të bashkisë Këlcyrë.
Granatat janë zbuluar gjatë punimeve për rikonstruksionin e rrugës, pranë banesës së shtetasit Robert Kanani.
Pritet ndërhyrja e Forcave Xheniere për heqjen e tyre.
Banorët që kanë konstatuar granatat kanë njoftuar menjëherë policinë e Gjirokastrës, ndërkohë që zona është rrethuar për të shmangur çdo incident pasi granatat janë të pashpërthyera.
Dyshohet se granatat i përkasin ushtrive ndërluftuese në këtë front u përballen ashpër italianët me grekët./Albeu.com.