Lufta, çfarë ka ndodhur deri më tani në Ukrainë

Sot është shënuar dita e 69 e luftës Rusi-Ukrainë.  Pavarësisht përpjekjeve të shumta diplomatike ende nuk është arritur një armëpushim midis vendeve duke penguar në këtë mënyrë edhe evakuimin e civilëve, sipas BBC.

Por cilat janë zhvillimet më të fundit në Ukrainë?

Të lidhura

None found

-Sipas kryebashkiakut të Mariupolit më shumë se 200 civilë janë ende të bllokuar, së bashku me ushtarët, në fabrikën e çelikut Azovstal.

-OKB dhe Kryqi i Kuq kanë deklaruar se shpresojnë që të evakuohen më shumë civilë nga fabrika e çelikut ditën e sotme.

-Të paktën nëntë civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, sipas guvernatorit rajonal.

-Emmanuel Macron dhe presidenti rus Vladimir Putin  zhvilluan një bisedë telefonike, e cila zgjati rreth dy orë.

-Boris Johnson tha se Britania e Madhe duhet të kishte vepruar më shpejt në miratimin e vizave për refugjatët ukrainas.

-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar e ka vlerësuar guximin dhe  rezistencën e Ukrainës kundër Rusisë  në një fjalim virtual drejtuar parlamentit ukrainas.

-Johnson miratoi gjithashtu një paketë prej 300 milionë paund ndihmë ushtarake për Ukrainën.

-Papa tha se ka kërkuar të takohet me Putinin në Moskë, por ende nuk ka marrë përgjigje nga Kremlini./albeu.com


Shtuar më 3.05.2022 15:45

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haber