Kemi shansin historik, me mbështetjen e fuqishme të BE-së dhe SHBA-së, të vazhdojmë dhe të realizojmë një qëllim tjetër strategjik, anëtarësimin e plotë në BE. Kështu thonë nga partia në pushtet e LSDM-së, që sipas tyre në takimin e liderëve, mes kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kreut opozitar, Hristijan Mickoski, ky i fundit do të jetë para një vendimi, nëse është pro Bashkimit Evropian, apo do t’i ndjek hapat e paraardhësit së tij Nikolla Gruevskit.
Darko Kaeski, deputet i LSDM-së
“Para Hristijan Mickoskit është vendimi: nëse do ta mbështesë të ardhmen e vendit në BE ose do ta ndjek rrugën e paraardhësit të tij, Nikola Gruevskit. Me ditë të tëra Mickoski hesht për vendimin e tij. Por, do të presim deri në takimin e liderëve për të parë nëse atë që e flet publikisht do ta thotë edhe atje. Javën e ardhshme do të bëhet e qartë nëse Mickoski është pjesë e bllokut të BE-së ose do të mbetet në bllokun anti-evropian me “Levicën”
Kanë reaguar menjëherë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, të cilët nuk janë të sigurtë se do të mbahet takimi i liderëve, por thonë nëse do të mbahet i njëjti do të shihet në qoftë se LSDM-ja është poltron i BDI-së.
VMRO-DPMNE
“Në takimin e liderëve, nëse LSDM ndërpret me lojërat e fëmijëve dhe nëse do të mbahet, do të bëhet e qartë nëse Kovaçevski është ose jo, poltron i BDI-së. Nëse LSDM mendon se dikush beson se Artani dhe Talati janë evropianë dhe për vlera evropiane, atëherë ose e nënçmojnë popullin ose janë aq të korruptuar sa që nuk guxojnë të flasin nga BDI-ja”
Ka disa ditë që po flitet për një takim midis, kryeministri njëherit dhe kreut të social-demokratëve, Dimitar Kovaçevski dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në të cilin do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese. Nga LSDM, thonë se ftesa është dorëzuar, ndërsa dje, Mickoski mohoi një gjë të tillë, i cili tha se nuk ka asgjë zyrtare përveç zërave në opinion./shenja