Në bashkëpunim me homologët në Mbretërinë e Bashkuar, finalizohet operacioni policor i koduar “Paketa”.
Ndalohet në aeroportin e Lutonit, një 38-vjeçar që kontrabandoi nëpërmjet PKK Rinas, 1700 paketa me cigare.
Si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm, me homologët britanikë, të informacioneve të siguruara nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Departamenti i Kufirit dhe Migracionit të Policisë së Shtetit, u finalizua nga shërbimet e Policisë Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “Paketa”.
Gjatë operacionit, në aeroportin e Lutonit, Londër, u kap dhe u ndalua shtetasi shqiptar E. M., 38-vjeç, i lindur në Burrel, pasi nga kontrollet, iu gjetën në çantë, 1700 paketa me cigare të kontrabanduara nëpërmjet PKK Rinas.
Gjithashtu, gjatë këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, paketat me cigare.