Lojtari i parë britanik që fiton Kopa Trophy, Bellingham lë pas talentin e Bayern dhe të Barçës

Në Paris po zhvillohet Ceremonia e Topit të Artë teksa kanë nisur të ndahen edhe çmimet e para. Jude Bellingham fitoi “Kopa Trophy”, një trofe që i jepet talentit më të mirë nën moshën 21-vjeçare.

20-vjeçari i Real Madrid bëhet futbollisti i parë britanik që e fiton këtë titull teksa lë pas në këtë garë Jamal Musiala.

Lojtari i Bayern Munich ishte edhe konkurrenti më i fortë për Bellingham teksa në këtë garë ishin edhe talentët e Barcelonës, Alejandro Balde, Gavi dhe Pedri apo edhe Rasmus Hojlund.


Shtuar 30.10.2023 21:13