Llogarit pagen bruto neto online
Qe te behet llogaritja e pages neto duhen pasur parasysh disa faktore:
1. Paga bruto
2. Pagesa e sigurimeve shoqerore. Pagesa e sigurimeve shoqerore behet nje pjese nga punedhenesi dhe kjo nuk ndikon ne page dhe pjesa e paguar nga punedhenesi qe zbritet nga paga bruto dhe perben 9.5% te saj. Paga minimale qe merret si baze per llogaritjen e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore eshte 32 000 leke ndersa paga maksimale qe zbatohet vetem per sigurimet shoqerore eshte 114 670 leke. Per pagat mbi kete vlere nuk ka rritje te vleres se sigurimeve shoqerore.
3. Sigurimet shendetesore. Ashtu si sigurimet shendetesore ato paguhen nje pjese nga punedhenesi dhe pjesa tjeter nga paga e punemarresit. Konkretisht 1.7% e pages bruto shkon per sigurimet shendetesore. Ne llogaritjen e pages neto kjo shume do te zbritet nga paga bruto.
Llogarit KETU pagen
4. Tatimi mbi te ardhurat. Ky tatim zbatohet nga te gjitha burimet e te ardhurave te individit. Ne rastin e nje punemarresi ai zbatohet mbi pagen. Bruto. Vlera ne perqindje e ketij tatimi varet nga niveli i pages.
i. Per pagat deri ne 40 000 leke tatimi mbi te ardhurat eshte 0%.
ii. Per pagat mbi 40 000 deri ne 150 000 leke, ky tatim eshte 13% e vleres mbi 40 000 leke.
iii. Per pagat mbi 150 000 leke tatimi eshte 23% i vleres mbi 150 000 leke + 13% e diferences mes vleres 150 000 leke dhe 40 000 leke.
E shprehur me nje formule te thjeshte paga neto eshte:
Paga neto = Paga bruto – Kontributet e sigurimeve shoqerore – Kontributet e sigurimeve shendetesore – Tatimin mbi te ardhurat.
Paga neto = Paga bruto – Kontributet e sigurimeve shoqerore – Kontributet e sigurimeve shendetesore – Tatimin mbi te ardhurat. Paga neto = Paga bruto – Kontributet e sigurimeve shoqerore – Kontributet e sigurimeve shendetesore – Tatimin mbi te ardhurat.