Darwin Nunez nga momenti në moment pritet të jetë lojtari më i ri i Liverpoolit.
Sulmuesi uruguaian i Benficës ka rënë dakort për një marrëveshje me Liverpoolin dhe tashmë klubi anglez pritet të mbyllë detajet e transferimit me portugezët e Benficës.
Një takim mes dy palëve u mbajt sot në Portugali të cilët ranë dakort për një transferim me shifër 80 milionë euro plus 20 milionë bonuse, pra në total ky transferim do t’i kushtojë Liverpoolit 100 milionë euro.
Klubet tashmë janë duke plotësuar dokumentet përkatëse dhe brenda ditës së sotme ose në ditët në vijim, gjithçka do të zyrtarizohet.
Klubi anglez ka bërë gati një kontratë 5-vjeçare për Nunez./ h.ll/albeu.com