Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se shteti s’mund të japë asnjë detaj për procesin e sigurimit të vaksinave kundër koronavirusit, duke thënë se komisioni i themeluar për këtë çështje është nën betim.
Të lidhura
None found
Në një konferencë për media të premten në mbrëmje, duke mohuar raportimet se ai ka neglizhuar një kontratë për sjelljen e vaksinave të “Pfizerit” në Kosovë, Vitia ka deklaruar vetëm se “është i kënaqur me punën e komisionit dhe progresin e arritur deri tani”.
Ai ka ftuar Prokurorinë e shtetit që të mbrojë interesin publik dhe shëndetin e qytetarëve duke “hetuar ata që po dëmtojnë procesin”.
Bashkë me kryesuesin e këtij komisioni, Vitia ka thënë se Kosova është duke negociuar me shumë kompani prodhuese të vaksinave.
